Policia e Fierit ka proceduar penalisht 20 persona në Fier. Mësohet se procedimi i këtyre qytetarëve është bërë pas denoncimit nga një qytetare.

Qytetarja K.C. ka telefonuar policinë dhe ka thënë se personat me iniciale: E. A., S. K., I. Dh., E. V., A. M., S. S., L. Z., H. D., L. Zh., F. M., A. M., A. B., A. K., A. P., A. K., L. Rr., A. K., D. S., A. Sh., F. Sh., ishin mbledhur rreth banesës së saj dhe pretendonin se po mbronin votën e lirë.

Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se qytetarët e grumbulluar pranë banesës së K.G ishin simpatizantë të një subjekti politik.

Për të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje ka nisur procedimi në gjendje të lirë, por janë ndëshkuar më gjobë për shkeljen e orës policore./tvklan.al