Këtë verë emisioni “Stop” transmetoi rastin e Olsion Brahimaj, punonjës i burgut Vlorë, i pushuar pa të drejtë nga puna, për shkak të një zjarri të rënë në institucion. Rreth 4 muaj më pas, rikthehemi në këtë problematikë me zgjidhjen e rastit.

“Unë jam

Olsion Brahimaj

, ish-punonjës i paraburgimit Vlorë. Në datën 21 Prill të vitit 2017, në orën 19:30, ra zjarr në katin e poshtëm, atë të izolimit dhe të burgosurit kanë shkuar kanë djegur edhe katin e tretë. Unë kam qenë me shërbim në katin e dytë dhe kam qenë polic i rolit bazë, pra i sektorit. Drejtori që ka qenë atëherë, Besim Binaj ka bërë sikur unë kam qenë përgjegjës i zonës në katin e dytë dhe më ka hequr padrejtësisht”,

 rrëfeu denoncuesi për “Stop” në muajin Qershor të këtij viti.

“Po i bëj thirrje zotit Arben Çuko të më kthejë në punë se jam i pafajshëm. Dhe Ministres së Drejtësisë Gjonaj, të kthehet e të shikojë çështjen se s’kam lidhje fare me ngjarjen! Të tjerë që dogjën burgun janë në punë, ndërsa mua më sorrollasin”,

 u shpreh i shqetësuar Brahimaj, i cili prej 1 viti kërkon vetëm vendimin, në mënyrë që të dijë se çfarë do të bëjë më pas.

Në këtë mënyrë, ish-punonjësi i paraburgimit nisi kalvarin e ankesave në Ministrinë e Drejtësisë. Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore më datë 02.06.2017 vendosi rishikimin e urdhrit për masën disiplinore “largim nga detyra”. Në Drejtorinë e Burgjeve iu tha se do të rikthehet në punë, por deri më sot nuk ka ndodhur.

Në një takim me shefin e personelit, ky i fundit tha se vende bosh ka plot, por duhet të interesohet në Tiranë.

Erlis Hereni, këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, bëri me dije, se Komisioni i Disiplinës vendosi kthimin në punë për Olsion Brahimaj.

Gazetarja:

Pak kohë më parë në emisionin tonë trajtuam problematikën e Olsion Brahimajt, i cili ishte larguar nga detyra si pasojë e zjarrit të rënë në burgun e Vlorës. Në atë kohë u urdhërua edhe rishikimi i urdhrit të largimit të tij nga puna, ndërsa sot ka lajme të mira.

Erlis Hereni:

Faleminderit që jeni këtu dhe që jeni investuar në rastin konkret. Është e vërtetë, Komisioni i apelimit të masave disiplinore në Ministrinë e Drejtësisë ka propozuar rishikimin e masës disiplinore që është dhënë ndaj nënispektorit Brahimaj. Ky vendim është rishqyrtuar edhe një herë nga drejtoria e Burgjeve dhe për këtë do doja mirëkuptimin tuaj për gjithë kohën që ka zgjatur, procedurat janë burokratike, i përcakton ligji dhe nuk i kemi ne në dorë, por sot përfundimisht Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka firmosur që nëninspektor Brahimaj të rikthehet në detyrë.

Bravo Drejtorisë së Burgjeve, se s’ka asnjë gjë të keqe ta pranosh se e ke gabim

”, tha Gentian Zenelaj, pasi dha lajmin e mirë për Olsionin. /tvklan.al