Një e moshuar kanibale ruse e njohur si Granny Ripper, e cila u dha fëmijëve ëmbëlsira të bëra nga mishi i viktimave të saj, ka vdekur nga Covid-19 para përfundimit të gjyqit ndaj saj që akuzohej si vrasëse seriale.

Sofia Zhukova, 81 vjeç, ish-therëse derrash, u akuzua për vrasjen e Anastasia Alexeenko 7 vjeç, ku koka e saj u gjet në vitin 2005 me nje fytyrë të dëmtuar rëndë.

Ajo u akuzua gjithashtu për vrasjen dhe copëtimin e një 52-vjeçari pastrues dhe roje në qytetin e Rusisë Khabarovsk dhe vrasjen e shoqes së saj 77 vjeç. Gjithashtu policia ka qenë nën hetim për katër vrasje të tjera të cilat lidhjen me Sofian.

Zhukova u infektua me Covid-19 gjatë qëndrimit në paraburgim dhe vdiq më 29 Dhjetor pasi u transferua në spital, ku gjeti dhe vdekjen zbulojnë mediat e huaja.

Në një seancë gjyqësore u tha se pensionistja rrëmbeu 7-vjeçaren Anastasia Alexeenko dhe e mbajti atë në shtëpi për tre javë. Ajo u vra një ditë para se koka e saj të gjendej pranë banesës së Zhukovës.

Pjesët e saj të trupit ishin shpërndarë afër shtëpisë të së moshuarës dhe ishin ngrënë nga qentë endacakë. Më parë ajo kishte telefonuar të ëmën e Anastasias dhe i kishte treguar se vajza ishte ende gjallë dhe kjo telefonatë ishte bërë nga fabrika e salçiçeve, ku pensionistja punonte si kasap derrash, është deklaruar në gjykatë.

ADN-ja e vajzës u gjet në banjën e Zhukovës 14 vjet pas vrasjes së pretenduar, zbuluan ekspertët. Fqinjët kanë deklaruar se ajo mishin e viktimave e kthente në ushqim dhe ua ofroi fëmijëve.

“Gjithmonë na është dukur e çuditshme që pavarësisht se ajo nuk ishte e sjellshme, prapë gjente kohën për të gatuar për fëmijët e lagjes. Madje ajo një ditë na ka sjellë në shtëpia mua dhe burrit një pjatë mishi me xhelatinë”, është shprehur Tatjana, një nga komshiet e të moshuarës.

Organet e brendshme të rojes, Vasily Shlyakhtich, një emigrant ukrainas që ishte qiramarrësi i saj, dyshohet se u zbuluan në frigoriferin e gjyshes në 2019, por ajo mohoi se ishte kanibale.

Më pas në gjykatë ajo pranoi krimin: “Unë vrava rojtarin, por ai më përdhunoi. Çfarë mendoni se duhet të kisha bërë? Unë e copëtova atë me një sëpatë”.

Fëmijët e lagjes gjetën krahun e tij të prerë në një kosh mbeturinash ndërsa mbetjet e tjera ishin mbështjellë në qese plastike dhe ishin hedhur në një kosh.

Sipas autoriteteve, zorrët dhe organet e tjera të brendshme të burrit u gjetën në frigoriferin e saj, ndërsa kockat i kishte hedhur.  Gjyqi i saj ishte shtyrë vitin e kaluar pasi ajo tërhoqi rrëfimet e hollësishme që kishte bërë në lidhje me vrasjen e vajzës dhe gruas së moshuar, trupi i të cilave nuk u gjet kurrë. Gjyqtarja urdhëroi ndryshime teknike në padi, por ajo mbeti e akuzuar për tre vrasjet kur vdiq. /tvklan.al