Një i ri australian i ka shpëtuar mrekullisht sulmit nga një peshkaqen. Mësohet se Phil Mummer po bënte sërf në Perth ndërkohë që u sulmua nga kafsha e egër.

Ai u kafshua në këmbë. Në internet janë bërë publike pamjet e plagës së tij shkaktuar nga dhëmbët e peshkaqenit. Sulmi ndodhi më 31 Korrik, por ngjarja u bë publike këtë javë.

“Gjysma e tavolinës së sërfit ishte akoma e ngjitur me këmbën time, ndërkohë që pjesa tjetër në gojën e peshkaqenit. U mundova që ta shtyja me anë të dërrasës. Djemtë e tjerë thanë se po e godisja në kokë dhe në hundë gjithashtu. Më kujtohet që peshkaqeni po notonte rreth meje, ndërsa unë u mundova që të mos ia shqisja sytë, ndërkohë që po përpiqesha të largohesha”, tha ai.

I riu ka treguar se ishte shumë fatlum që peshkaqeni hëngri pjesën e thyer të dërrasës së sërfit.

“Në të vërtetë s’duhej të isha gjallë, ose duhet të kisha humbur një këmbë”, tregoi ai.

Në Australi deri më tani kanë ndodhur 5 sulme fatale nga peshkaqenët./tvklan.al