Një burrë ka humbur jetën pas disa ditësh në spital, ku ishte shtruar sepse e kishte kafshuar një qen i racës Pit Bull.

Sipas policisë, viktima është Rifat Bajrami, 58 vjeç dhe sipas mjekëve, ai ka pësuar trompozë gjatë qëndrimit në spital. Shkaku që ai shkoi aty ishte se u sulmua nga qeni.

Mjekët po verifikojnë nëse shkaku i vdekjes ishte kafshimi nga qeni, apo nga ndonjë shkak tjetër.

/abcnews.al