U kap me armë pranë selisë së PS, Vladimir Gjuta dënohet me 5 vite burg



U kap me armë pranë selisë së PS, Vladimir Gjuta dënohet me 5 vite burg

12:03 07/04/2021

Vladimir Gjuta është dënuar me 5 vite burgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës, raporton Klan News.

Gjuta u arrestua në 10 Shkurt të vitit 2020 pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u konstatua nga efektivët e Gardës i armatosur me një pistoletë, të cilët ndërhynë duke e ndaluar.

Efektivët e Gardës ishin pranë selisë së PS për të garantuar sigurinë e Kryeministrit, i cili në atë kohë ndodhej në selinë e Partisë Socialiste për të drejtuar mbledhjen e Krysisë.

Gardistët kishin krijuar dyshime për lëvizjet e Gjutës, i cili mbante një kapele dhe një çantë ku kishte afro 100 mijë Euro.

Ndërsa pistoleta iu gjet në brez. Ajo kishte një fishekë në gojë, gati për të qëlluar dhe karikatorin e mbushur plot.

Ai u justifikua me faktin që kishte shumë hamsëri edhe për këtë arsye kishte marrë armën për vetëmbrojte.

Në atë kohë ai ka sqaruar se paratë ja kishte dhënë familja dhe ai po shkonte në exchange për t’i këmbyer. Gjuta është dënuar për dy vepra penale “mbajte pa leje të armëve” dhe “ porodhim, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Vladimir Gjuta, gjithashtu ka edhe një çështje tjetër penale, e cila është në proces në Gjykatën e Tiranës. Ai akuzohet për ushtrim dhune ndaj kushëririt të tij, të cilin e ka goditur duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Gjuta është një persoanzh shumë i njohur për policinë pasi emri i tij është lakuar edhe si personi që i vendosi tritol farmacisë së babait të ish-ministrit Saimir Tahiri./tvklan.al







Të ngjashme