U kap me celular në timon, arrestohet i riu që donte të korruptonte policët me 2 mijë Lekë


U kap me celular në timon, arrestohet i riu që donte të korruptonte policët me 2 mijë Lekë

10:10 09/07/2021

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi tentojë të korruptojë efektivët e rrugores për të shmangur masën administrative. 

Policia sqaron se Afrim Sena, 21-vjeç, është konstatuar duhet përdorur celularin gjatë drejtimit të makinës. Por në momentin kur është ndaluar i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 Lekë të rinj.  

Por blutë e Tiranës, sqarojnë se në këtë moment është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al







Të ngjashme