Itali – I arrestuar në vitin 2017, pasi u kap më lëndë norkatike, Emiljano Korreshi është dënuar nga autoritetet gjyqësore me 3 vjet e 9 muaj burg.

24-vjeçari u arrestua në Tetor të vitit 2017 gjatë operacionit të policisë në stacionin e autobusit në Modica, në Sheshin Falcone-Boresellino, teksa karabinierët vunë re një të ri që po zbriste nga autobusi që vinte nga Roma duke mbajtur një qese në dorë.

Emiljano Korreshi

Karabinierët gjetën në çantën e shqiptarit 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako si dhe rreth 30 gramë kokainë. Sipas mediave italiane shqiptari kishte rolin e korrierit. I riu ishte nën vëzhgim nga policia deri në momentin kur u kap një flagrancë. Shqiptari do të vuajë dënimin në  burgun e Raguzës.

/tvklan.al