U kap me kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit


U kap me kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit

10:23 24/07/2021

Autoritetet në Elbasan kanë vënë në pranga djalin e Azem Hajdarit, Azem Hajdarin, 23 vjeç. Klan News raporton se i riu u vu në pranga pasi në makinën ku udhëtonte u gjet një sasi lënde narkotike kanabisi.

“U arrestuan A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al







Të ngjashme