Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, burime bëjnë me dije se Isufit i është gjetur një dozë kokainë.

Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë.

Ndërkohë aktualisht, policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë për kontroll./tvklan.al