I akuzuari Olsi Sefolli mohon përfshirjen e tij në fshehjen e parave

Gjykata e Durrësit ka dhënë “Arrest me burg” për 21 vjecarin  Olsi Sefolli, shoferi i furgonit të postes private që vinte nga Anglia dhe  ku u gjetën 12 pako me 123 000 Paund.

Mbi 21-vjeçari nga Hamallaj rendon akuza e mosdeklarim i te hollave dhe sendeve me vlere si dhe kontrabande me mallra të tjerë. I riu mësohet se ka mohuar implikimin e tij në fshehjen e parave, por trupi gjykues ka vendosur ta cilësojë arrestimin si të ligjshëm duke e lënë në burg.

Sefolli u arrestua nga policia kufitare, pasi në furgonin e shoqërisë së transportit ku punonte prej më se një muaji u gjet e fshehur sasia e konsiderueshme e valutës së huaj.

Klan News