I arrestuari sot në Tiranë për llogari të Italisë, tre vite më parë është arratisur nga komisariati i policisë.

Në Nëntor të vitit 2015, Bledar Zefi u shpëtoi efektivëve dhe u arratis nga Komisariati Nr.3 i Policisë së Tiranës. Ai ishte arrestuar po atë ditë si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Por vetëm dy orë më vonë pas arrestimit, 29-vjeçari u arratis nga ambientet e komisariatit. Bledar Zefi goditi efektivët që e shoqëronin dhe mundi të dilte nga godina. Për arratisjen e tij nisi dhe një hetim i brendshëm nga SHÇBA.

Sot, tre vite nga largimi i Bledar Zefit, 29-vjeçari u arrestua sërish për llogari të Italisë, për veprën penale vjedhje me armë të organizuar në grup kriminal. Ai është i dënuar në shtetin fqinj me 10 vite burgim nga Gjykata e Genovës. Bledar Zefi do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

/tvklan.al