Një sasi prej 1 kilograme kokainë e pastër është sekuestruar në portin e Brindisi-t nga agjentët e Doganave. Droga u zbulua me skaner dhe ishte e fshehur në një kamion shqiptar.
Mësohet se shoferi sapo kishte zbritur në port dhe u seleksionua nga autoritete për një kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Pastërtia e kokainës sipas hetuesve ishte e madhe dhe e lejonte që droga të pritej deri në katër herë duke fituar të ardhura deri në 400 mijë Euro.
Shoferi i kamionit është arrestuar për trafik droge dhe është dërguar në ambientet e paraburgimit në Brindisi. Megjithatë mediat italiane japin të dhëna se vetëm kamioni ishte shqiptar dhe jo për nënshtetësinë e të arrestuarit./tvklan.al