Droga do të trafikohej në Greqi, por u sekuestrua në Kapshticë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 persona të akuzuar për trafikun e 1.1  tonëve  kanabis.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se në Shkurt të vitit të kaluar Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj, Gentjan Ramadani, Andrea Muço dhe Mariglen Sako, kanë tentuar që të trafikonin drogë në Greqi, duke e fshehur në një kamion që transportonte krunde.

Droga u gjet e paketuar në 104 thasë  me peshë totale 1074 kilogramë.

Të arrestuarit do të përballen në gjykatë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal dhe moskallëzim krimi.

Tv Klan