Arrest me burg ka dhënë këtë të hënë gjykata për Dedë Nimanin, 62-vjeçarin e arrestuar të premten nga policia e Tiranës së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u kapën me 1 kilogramë kokainë.

Mes të arrestuarve ishte edhe efektivi i forcave RENEA, Xhulio Liçi. Për këtë të fundin gjykata vendosi arrest me burg për 35 ditë. Ndërsa për 43-vjeçarin Luan Gaçi, gjykata vendosi arrest shtëpie.

Të 3 personat u ndaluan në një operacion të koduar “Baron” në aksin rrugor Tiranë-Durrës në zonën e Ndroqit. Të arrestuarit akuzohen se blinin kokainë në sasi 1 deri 2 kilogram dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës. Përveç drogës policia sekuestroi edhe 2 makina, 5 celularë dhe një pistoletë./tvklan.al