Burg për 6 të arrestuarit e operacionit “Kështjella”

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 6 të arrestuarit e operacionit “Kështjella” që u kapën me 4 kg heroinë dhe 1 kg kanabis.

Në burg do të qëndrojnë Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, Haziz Musan, Xhulio Musan, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj. 

Tre ditë më parë policia sekuestroi në një furgon që transportonte dru,  8 pako me heroinë me peshë totale 4 kg dhe një sasi prej 1 kg  kanabis.

 Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Turqia dhe destinacion final kishte Greqinë.

Tv Klan