Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre nga katër personat e arrestuar gjatë operacionit “Vollga” në Tiranë, ku u sekuestruan 5.2 kilogramë heroinë.

Në burg do të qëndrojnë Besmir Dashi, Amir Troci dhe Nexhmi Uka. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Ndërkohë për Alban Raitën, gjykata ka vendosur lirimin e tij, duke caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Operacioni i policisë u krye në hyrje të Tiranës, pranë rreth rrotullimit të Saukut, ku policia ndërhyri pas dyshimit për një dekonspirim të aksionit.

Tv Klan