U kapën me arsenal armësh, burg për 2 të arrestuarit

U kapën me arsenal armësh, burg për 2 të arrestuarit

16:27 22/10/2022

Po planifikonin vrasjen e një eksponenti të krimit

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun të arrestuar nga policia, pasi dyshohet se po planifikonin të kryenin një vrasje.

Sipas bluve të Elbasanit një eksponent i njohur i botës së krimit ishte objektiv i ekzekutimit të planifikuar, që do të kryhej me armët e zbuluara në banesën e 32-vjeçarit Gaxhi.

Armët e sekuestruara janë dërguar për analizim në laboratorin e Policisë Shkencore, pasi hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Luis Gaxhi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi rezulton të jetë i dënuar Belgjikë për trafik droge.

Ndërkohë i arrestuari tjetër, Rigers Spahiu i cili u vu në pranga në rolin e bashkëpunëtorit rezulton të jetë i afërm i Ardjan Spahiut, të ekzekutuar në Bruksel në vitin 2020.

Tv Klan







Të ngjashme