Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Përparimi” duke vënë në pranga 4 persona, ndërsa ka sekuestruar 250 doza heroinë.

Të arrestuarit janë Edison Kaçaniku, 25 – vjeç, Edison Nasufi, 26 – vjeç, Mendor Xhezairi, 26 – vjeç, Tomi Kaçaniku, 23 – vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në afërsi të fshatim Përparim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me targa EL 6892 B dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 25 – vjeçarit Edison Kaçaniku, policia gjeti 250 doza material pluhur, i dyshuar me atë të llojit heroinë.

Në cilësinë e provave materiale efektivët e Elbasanit sekuestruan gjithashtu 5 telefona celularë, si dhe automjetin “Volkswagen”.

4 të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al