Tre persona janë arrestuar në Korçë pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një lokal në lagjen Nr.18. Pasi uniformat blu mbërritën në lokalin ku ndodhte konflikti, u përpoqën të neutralizonin personat e përfshirë.

Por hasën në rezistencën dhe kundërshtimin e tyre. A.S. 27 vjeç, A.Xh. 41 vjeç dhe L.M. 40 vjeç u shoqëruan në komisariatin e policisë. Tre të ndaluarit akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. /tvklan.al