U kritikua për skenat në film, reagon aktorja turke

U kritikua për skenat në film, reagon aktorja turke

15:05 24/03/2020

Aktorja e njohur turke, Beren Saat së fundmi u shfaq në skena të nxehta në një serial në Netflix, skenat e të cilat u komentuan shumë në mediat turke. 

36 vjeçarja refuzoi të përfshihej në një konfrontim apo luftë verbale me kolegen e saj, Tuba Büyüküstün, në lidhje me deklaratën e fundit të saj, duke thënë se ajo nuk mund të luante rolet e guximshme që kryen Saat.

Në lidhje me këtë deklaratë, aktorja  për gazetarët turq u shpreh se respekton mendimin e të gjithëve dhe të drejtën e tyre për të folur për atë që dëshirojnë. Por nga ana tjetër, u shpreh se ajo vetë nuk do fliste kurrë kështu për koleget.

Më tej, Beren theksoi se e ka shumë përzemër Büyüküstün dhe e konsideron atë një aktore të bukur dhe një grua të talentuar. Madje theksoi se marrëdhënia e tyre është e mirë dhe për rrjedhojë nuk mendon që Tuba synon ta lëndojë apo kritikojë./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi