Mikel Merino ishte “heroi” i Arsenalit në fundjavë, ku shënoi dopietë golash ndaj Leicester, për t’i dhënë triumfin skuadrës së tij.
Mesfushori luajti për herë të parë si sulmues dhe rezultoi vendimtar. Dedikimi për këtë dopietë ishte i veçantë.
Merino tha pas ndeshjes se golat shkojnë për partneren e tij, Lola Liberal, të cilës kishte harruar t’i bënte dhuratë për Shën Valentin.
“Kam harruar t’i bëj dhuratë gruas për Shën Valentin. Për këtë arsye, golat janë dedikim për të. Unë mendoj se do e vlerësojë këtë më shumë sesa një trëndafil apo çokollatë”, tha spanjolli.





Merino u bashkua me Arsenalin në merkaton e verës, por aventura e tij nisi me dëmtim dhe është përballur me probleme të shumta. /tvklan.al