“Nuk kam mundësi financiare për karantinimin në hotel”

Në këtë makinë kanë fjetur për 2 netë një nënë me dy fëmijë dhe vëllai i saj. Ajo u kthye nga Greqia ku kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale te njëri nga fëmijët, por kur është kthyer, është dërguar një hotel në Korçë për tu izoluar.

 “Na thanë të qëndrojë në karantinë në hotel, por nuk e përballojmë dot nga ana financiare. Kemi fjetur në makinë. Motra ka udhëtuar në Greqi për të bërë operacion fëmijën.…”

Gruaja e ka pasur të pamundur të përballonte shpenzimet ndaj refuzoi të hynte në hotel.

 “Unë erdha nga Përrenjasi për ta marrë në Kapshticë. Nuk kemi lek ta paguajmë hotelin lë të ndërhyjë shteti të zgjidhë situatën…”

Është dashur ndërhyrja e Prefektit të Korçës që ka paguar periudhën e qëndrimit në hotel ku nëna me fëmijët tashmë qëndron e karantinuar. Çdo ditë nga doganat e Kapshticës dhe Qafë – Thanës hyjnë rreth 25 persona,të cilët izolohen në hotelet e Korçës dhe Pogradecit. Shumë prej tyre ankohen se nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e karantinës.

Tv Klan