Një 29-vjeçar nga Dibra është gjobitur me 7 milionë Lekë të vjetra pasi nuk ka zbatuar urdhrin e qeverisë për t’u vetëkarantinuar, në kuadër të masave për koronavirusin.

I riu me iniciale E.S. është kthyer nga Itali më 3 Mars, një nga zonat e prekura me COVID-19, dhe nuk është vetëkarantinuar. Sipas policisë, 29-vjeçari ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

Në zbatim të aktit normativ të nxjerrë nga qeveria, ai u gjobit me 7 milionë Lekë të vjetra.

Policia apelon edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit. /tvklan.al