Albana është nëna e Iglit, njërit prej konkurrentëve në rubrikën “Music & Beauty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Përveçse mbështetësja e tij më e madhe në garë, ajo ka ardhur të ndajë historinë me Iglin në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

9 vite më parë kur Igli ishte 15 vjeç, Albana mori vendimin të largohej në Itali për të përmirësuar situatën ekonomike të familjes. Djali i madh ndodhej në Gjermani dhe pas la Iglin dhe bashkëshortin të cilët kishin vetëm njëri-tjetrin.

Albana ndenji 5 vite larg familjes, 2 vitet e para nuk kishte dokumentacion dhe nuk mund t’i vizitonte. E përmalluar për familjen, ajo vendosi që një ditë të kthehej sepse edhe nuk ndihej mirë. Pas kthimit, nga një vizitë e rastësishme mjekësore zbuloi që vuante nga kanceri.

Albana: E shikoja që nuk po e ndieja veten mirë  nga pagjumësia, nga të gjitha. Edhe pse flisja 24 në24 me fëmijët, por ishte e pamundur. U zgjova një ditë dhe thashë unë do iki se s’po e shikoja veten time mirë, edhe pse nuk kisha dhimbje, thjesht nuk e ndieja veten… nuk flija gjumë, isha… vërtet isha me trup atje, por me mendje dhe me zemër isha gjithmonë me familjen.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbulove?

Albana: Kur kam ardhur, u ktheva dhe “do shkojmë të vizitohemi”. I thashë jo, mami nuk ka asgjë, thjesht kisha merak  për ju dhe nuk kam asgjë se s’ndiej gjë. Kam shkuar me një shoqe për të çuar të shoqen për vajzën për ta vizituar. Nuk vajta për vete. Kam shkuar te mjeku thashë pse s’bëra një kontroll dhe unë meqenëse erdha. Ajo vajza e shoqes doli shumë mirë, kurse unë me një sëmundje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Ta thanë menjëherë? Ta thanë që aty?

Albana: Kam qenë vetëm.

Ardit Gjebrea: Albana, nuk kam pyetur askënd deri më sot, më lejo të të pyes. Kur i thonë dikujt që ke kancer, cili është ai momenti i parë, çfarë të  vjen në mendje në atë moment?

Albana: Vetëm fëmijët, doja të ktheja kohën shumë prapa që thashë pse e lashë këtë kohë, pse i lashë këta fëmijë? Por nuk ktheja dot gjë mbrapa./tvklan.al