U kthye nga Siria, Floresha Rasha do të japë deklarime në SPAK



U kthye nga Siria, Floresha Rasha do të japë deklarime në SPAK

16:35 28/10/2020

Hetuesit kërkojnë informacion për rekrutuesit dhe financuesit e udhëtimit

Prokuroria Kundër Krimit dhe Korrupsionit  pritet të marrë në pyetje Floresha Rrashën që u kthye një ditë më parë nga Siria.

Hetuesit  pritet të verifikojë udhëtimin e saj nga Shqipëria në drejtim të Sirisë për të mësuar se kush  kanë qenë rekrutuesit apo financuesit si dhe personat që e kanë ndihmuar të kalojë nga Shqipëria në Turqi me destinacion final Sirinë.

Ky është një hetim i nisur vite më parë, ku kanë qenë të përfshirë edhe shqiptarë të tjerë që kanë  luftuar në Siri ose kanë rekrutuar besimtarë në vendin tonë, mes të cilëve edhe Genci Balla, imam i vetëshpallur i xhamisë në  Unazë të Re.

Ai akuzohet se rekrutonte shqiptarë për të luftuar në Siri dhe është dënuar me 17 vite burg bashkë me 8 persona të tjerë.

Tv Klan







Të ngjashme