Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një 35-vjeçareje nga Tepelena. Kur ka qenë 22-vjeç, ajo është martuar me mblesëri, me një person që e ka prezantuar xhaxhai i saj. Marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak ashtu sikurse Suzana e priste.

Bashkëshorti i saj u largua në Greqi, kur ajo ishte shtatzënë dhe nuk erdhi asnjë ditë për t’u kujdesur për të gjatë kësaj periudhe.

Më tej, 35-vjeçarja tregon se komunikimi i tyre në telefon ishte i ftohtë, madje edhe kur lindi, ai nuk  ishte pranë saj. 3 muaj pasi djali kishte ardhur në jetë, burri i saj vjen në Shqipëri, por nuk e shikonte dhe nuk kujdesej për vogëlushin.

Suzana: Historia ime fillon… (Qan)

Mirela Milori: Je e emocionuar?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Suzana: 35 jam!

Mirela Milori: Një jetë normale deri sa vjen momenti i fejesës?

Suzana: Vjen momenti kur xhaxhai im donte të më gjente një njeri të kaloja jetën dhe ai personi ishte nga Vlora.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe ti?

Suzana: 22!

Mirela Milori: Si ishte njohja me të?

Suzana: Në fakt në fillim e kam bërë njohjen me mamanë e vet dhe jo me të personalisht. Duke folur që janë njerëz të mirë, atëherë edhe mamaja e tij si fillim më pëlqeu për nusen e djalit. Pastaj u njoha dhe me çunin.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte? Sa diferencë keni?

Suzana: Ishim goxha, 13-14 vite diferencë nga njëri-tjetri!

Mirela Milori: Pse pranove të fejoheshe me një burrë 13-14 vjet më të madh dhe pa dashuri?

Suzana: Po thjesht ngaqë ndërhyri dhe xhaxhai dhe me atë mendimin se ishin njerëz të mirë!

Mirela Milori: Vendosët dhe shpallët fejesën?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Si ecët më tej?

Suzana: Më tej, pastaj jo siç e prisja. Siç u martova ngela shtatzënë, ai iku në Greqi, ishte emigrant dhe gjatë shtatzënisë nuk erdhi. Ekot i kam bërë me ish-vjehrrën, kunatën dhe kur linda fëmija ishte mirë…

Mirela Milori: Ai nuk erdhi fare gjatë shtatzënisë?

Suzana: Jo, gjatë shtatzënisë nuk erdhi.

Mirela Milori: Ti kontaktoje me të?

Suzana: Flisnim në telefon!

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia në telefon?

Suzana: Ishte e ftohtë nuk ishte dhe aq e mirë!

Mirela Milori: Thoshte që do kthehej, do kishit një familje apo kuptove ndonjë gjë?

Suzana: Fillova të kuptoj që ai s’kishte afrimitet!

Mirela Milori: Kur lind fëmija vjen?

Suzana: Nuk erdhi kur lindi fëmija, mbushi 2 muaj fëmija u sëmur, prapë nuk erdhi. Kur mbushi 3 muaj ka ardhur, por nuk e shikonte fare fëmijën.

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia e tij me të birin?

Suzana: E ftohtë, nuk e mbante (qan), nuk i afrohej.

Mirela Milori: E pyesje pse? Tentoje t’ja jepje djalin?

Suzana: Se pranonte faktin që ai ishte i sëmurë dhe gjithmonë mundoheshin dhe thoshin që fajin e kisha unë./tvklan.al