Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Tomor Brahushit. Ai jeton në Lushnjë dhe në studio ka treguar se kur lindi u braktis nga prindërit e tij biologjikë.

37-vjeçari tregoi se kur ishte 9 vjeç u birësua nga një familje në Lushnjë, e cila ishte në kushte jo të mira ekonomike. Ai nuk ka një profesion, ka vetëm 4 klasë dhe jetesën e ka siguruar gjithmonë duke lypur.

Tomori në studio rrëfeu se është paragjykuar dhe ofenduar nga njerëzit rreth tij, të cilët e etiketonin si transvestit. Për të larguar çdo opinion jo të mirë, ai vendos të martohet, por kjo martesë e tij nuk zgjati shumë.

Mirela Milori: Prindërit e tu adoptivë ndahen nga jeta? Kur?

Tomor Brahushi: Mamaja më ka vdekur në 9 Janar të 2010!

Mirela Milori: Po babai?

Tomor Brahushi: Babai ka vdekur në  2012, në 9 Janar prapë.

Mirela Milori: Mbete vetëm?

Tomor Brahushi: Vetëm, kush më jep një kore bukë në Lushnjë, kush më ofron!

Mirela Milori: Po jeton në shtëpi?

Tomor Brahushi: Shtëpinë e kam të shkatërruar.

Mirela Milori: Pra nuk bën asnjë profesion asnjë gjë?

Tomor Brahushi: Asgjë!

Mirela Milori: Vetëm lyp?

Tomor Brahushi: Po!

Mirela Milori: Ti më the ke qenë i martuar? Sa kohë ke qenë i martuar?

Tomor Brahushi: Po! E mora gjoja që të humbiste opinioni, që mos më thoshte njeri transvestit.

Mirela Milori: Sa kohë ndenjët të martuar?

Tomor Brahushi: Ndenjëm goxha. Kuptova pastaj që isha tip femre, se nuk dua ta bëj publike. E bëra që të humbisja opinionet e mia, gjërat e mija.

Mirela Milori: E bëre për të mbyllur gojët e njerëzve! Çfarë të thoshin njerëzit?

Tomor Brahushi: Më ofendonin, më fyenin Mirela. Nuk dua të më fyejë njeri me jetën time private. Se mund ta kem dhe në trashëgimi Mirela, por pse? S’duhet të ketë abuzime, ne kemi hyrë në Europë, çdo njeri shikon jetën e vet, unë tek jeta private e tjetrit nuk mund të hyj.

Mirela Milori: U martove që të mbroheshe nga opinionet?

Tomor Brahushi: Nga ofendimet në radhë të parë!

Mirela Milori: Si ishte martesa jote?

Tomor Brahushi: Çka mirë. Erdhi me fëmijë, erdhi shtatzënë. I rrita fëmijën, i dhashë atësinë time. Kërkoi që të më ndihmoj ti bëj ADN se s’kam lekë. Jam i divorcuar tani për tani, me vendim gjykate në Lushnjë dhe kërkoj tani t’i heq atësinë.

Mirela Milori: Pse do ta heqësh atësinë?

Tomor Brahushi: Po kam hall mos më kërkojnë shtëpinë dhe unë shtëpi s’kam për vete. I kam dhënë atësinë time, se fëmija nuk di gjë se çfarë ka i madhi. Pavarësisht se vjehrra më mbante për të lypur, më torturonin njerëzit e gruas, më jenin një copë bukë, ma hidhnin si qeni./tvklan.al