U martua kur ishte 17 vjeç, gruaja: Vetëm me një rrogë, 9 fëmijë nuk i mbante dot nëna



U martua kur ishte 17 vjeç, gruaja: Vetëm me një rrogë, 9 fëmijë nuk i mbante dot nëna

14:40 11/06/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të 44-vjeçares që jeton në Bulqizë. Drita është nënë e 4 fëmijëve dhe rrëfeu se kur ishte vetëm 17 vjeç, nëna e saj e martoi me mblesëri.

Ata ishin 9 fëmijë, babai i tyre kishte ndërruar jetë dhe nëna e kishte të pamundur t’i rriste të gjithë me vetëm një rrogë.

Ajo ishte në gjimnaz, kur mamaja e saj jep fjalën për ta martuar me një person në të njëjtën moshë me të.

Gazetarja:  Sa vjeç je?

Drita: 44!

Gazetarja: Je bërë nënë në moshë të re?

Drita: 21 vjeç!

Gazetarja: Si ka qenë historia e njohjes me babain e fëmijëve të tu?

Drita: Unë jam martuar në vitin 1994, atëherë më dha nëna ime me shkuesi, jo me dashuri.

Gazetarja: Sa vjeç ishe kur u martove?

Drita: 17 vjeç!

Gazetarja: Nuk e kundërshtove nënën tënde që ishe e vogël?

Drita: Jo, sepse ne ishim jetima, ishim pa babë, edhe nënën e kishim të vjetër dhe ajo donte t’i martonte fëmijët, që kur të vdiste mos na linte pa rehatuar. Ishte mentaliteti i atyre atëherë.

Gazetarja: Nëna jote sa fëmijë kishte?

Drita: 9 fëmijë kemi qenë. Kalova një fëmijëri shumë të vështirë. Pavarësisht se mua nëna ime më çoi në shkollë, kam qenë në gjimnaz kur më ka martuar.

Gazetarja: E le gjimnazin për t’u martuar?

Drita: Po e lashë shkollën!

Gazetarja: Pse ishte kaq e vështirë fëmijëria jote?

Drita: Ishte sepse nuk kemi patur me thënë të drejtën, kemi vuajtur dhe vetëm më një rrogë, 9 kalamaj nuk i mbante dot nëna ime. Erdhën më kërkuan, nëna ime i dha llafin menjëherë, po mbas 3 ditësh kam ardhur nuse këtu në Bulqizë.

Gazetarja: Si shkoi? Si ishin fillimet tuaja?

Drita: 4 vitet e para kam shkuar shumë mirë. Ai ishte pa shkuar ushtar kur e kam marrë, e kam pritur kur ka ardhur prej ushtrie, aty filluan debatet, se kur ishte ushtar filloi rakinë.

Gazetarja: Sa vjeç ishte ai, kur ti ishe 17 vjeç?

Drita: Ne moshatar të dy kemi qenë, të dy me një moshë!/tvklan.al







Të ngjashme