Aranit Arapi akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur”

Asnjë fjalë nuk tha para togave të zeza Aranit Arapi i cili u arrestua për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Gjykata e Fierit vendosi për 34-vjeçarin masën e sigurisë arrest në burg.

Ai ishte i vetëm në gjykatë ndërsa jashtë godinës nuk kishte të afërm të tij dhe as familjarë të vajzës. Arapi u vu në pranga mbrëmjen e së mërkurës në banesën e tij në fshatin Kovëkuq të Divjakës. Ai ishte në një lidhje prej 10 muajsh me një vajzë 14 vjeçe me të cilën kishin bërë edhe dasmë pa marrë pëlqimin e prindërve të saj.

Ishin këta të fundit që bënë denoncimin në polici ndërsa uniformat blu bënë arrestimin e 34-vjeçarit. Sipas prindërve të këtij të fundit nëna dhe babai i vajzës që në fillim kanë qenë kundër martesës. Djali është shoqëruar edhe më parë në polici, por është lënë i lirë ndërsa vajza ka deklaruar vazhdimisht se qëndronte me dëshirën e saj në shtëpinë e familjes Arapi.

Pas prangosjes së 34-vjeçarit vajza u kthye në shtëpinë e prindërve ndërsa ka qenë nën asistencën e sociologëve dhe psikologëve.

Klan News