Në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar këngëtari Albatrit Muqiqi. Ai foli për jetën e tij profesionale, por edhe atë private. Pasionin për këngën duket se e ka të trashëguar nga prindërit e tij, të cilët janë të dy këngëtarë të muzikës tradicionale në Kosovë.

Albatriti është i martuar me Egzonën dhe kanë dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë Erald dhe Elia, si edhe një vajzë tjetër të quajtur Amelia.

Ai në studio tregoi se është martuar në moshën 25-vjeçare dhe me shaka thotë se aty përfundoi jeta. Më tej, ai shton se vlerë më e madhe se familja nuk ka.

Albatrit Muqiqi: Jam martuar në moshën 25 vjeçare, aty domethënë përfundoi jeta. (Qesh)

Rudina Magjistari: Jo aty filloi mendoj unë apo jo?

Albatrit Muqiqi: Filloi kënaqësia, se bëj pak shaka.

Rudina Magjistari: Kënaqësia, martesa, familja, fëmijët besoj të kanë dhuruar lumturi të madhe?

Albatrit Muqiqi: Kështu si tip bëj shaka, por është një ndryshim dhe është diçka që më ka dhënë vullnet më shumë për jetën, për punën dhe për gjithçka. Motiv si në punë, ia di vlerën çdo gjëje në jetë, vlerë më e madhe se familja nuk ka./tvklan.al