Ish-modelja dhe ish e dashura e një futbollisti të Liverpool është dënuar me 18 muaj burg pasi i dërgoi 45 Dollarë bashkëshortit xhihadist, me të cilin ishte takuar dhe më pas martuar online.

Sipas mediave britanike, Amaani Noor, 21 vjeçe, planifikonte t’i bashkohej burrit xhihadist në Siri dhe është shpallur fajtore për financime terroriste.

Ajo komunikoi edhe me një grua tjetër, mama e dy fëmijëve, Victoria Webster, 28 vjeçe. Me njëra-tjetrën ato kaluan pamje torturash, prerje kokash dhe njerëzish të vënë në zjarr. Edhe Webster u dënua nga gjykata e Liverpool me 17 muaj burg.

Noor pretendoi se paratë i kishte nisur për një organizatë për të ndihmuar fëmijët dhe gratë në Siri, por gjatë këtij muaji u zbulua se ajo kishte qëllim tjetër.

Sipas mediave, ish-modelja kishte qenë në një lidhje me futbollistin profesionist, Sheyi Ojo, lojtar i Liverpool, por tashmë është në radhët e Rangers në huazim.

Avokati mbrojtës i saj tha se, 21-vjeçarja është përdorur nga njerëz të tjerë dhe se kjo ideologji i ka shkatërruar jetën./tvklan.al