Përveç këngës “Xhubleta” që ka sjellë së fundmi, Vida Kunora na prezanton edhe me nënën e saj në një intervistë të përbashkët në “Rudina” në Tv Klan. Znj. Marie rrëfeu se është martuar ende pa mbushur  17 vjeç.

Ajo u martua në të njëjtën familje ku ndodhej edhe motra e saj, ku kjo e fundit u kurorëzua me babain, ndërsa Maria me djalin e tij. Nëna e këngëtares thotë se xhubletën e ka mbajtur vetëm tre javë pas martese, kur u bë nuse por në dasmën e saj dhëndri nuk ishte i pranishëm.

Znj. Marie: Veç nuse dhe e kam mbajtur tri javë pas martese. 21 ditë  me xhubletë.

Rudina Magjistari: 21 ditë me xhubletë ke qëndruar.

Znj. Marie: Kjo s’më besohet, kam qenë çobaneshë me 15 kokë dele e me lopë e me një dynja bagëti, kam shkuar tri javë dhe për tri javë nuk kanë qenë tri ditë të mira, vetëm shi.

Rudina Magjistari: Kanë qenë këto 21 ditët e para pas martesës dhe me xhubletë ndërkohë ti.

Znj. Marie: Dhe historia më e madhe, burrin s’e kam pasur hiç në dasmë.

Vida Kunora: Ka qenë ushtar.

Znj. Marie: Ai ka qenë ushtar, u prishën ambasadat.

Rudina Magjistari: Kishte pasur rast, e dinte me kë po martohej por ditën e dasmës ai thjesht nuk ishte fizikisht aty.

Znj. Marie: Ka qenë ushtar.

Rudina Magjistari: Uau, çfarë historie!

Znj. Marie: 15 ditë më mbrapa ka ardhur./tvklan.al