Eni Shehu ka rritur tonet pasi debatit në studio, ku Algerti nuk ka dashur që të ndalojë dhe të vijojë diskutimin me opinionistet.

Në puntatën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan, ai ka treguar se është acaruar shumë dhe i ka kërkuar Algerit të pushojë.

Eni Shehu: Algert të lutem, u mbyll. U mbyll, mori fund. Kemi 10 minuta që po mbytemi me një pikë ujë.

Algerti: Nuk po mbytemi fare, thjesht po kthej përgjigjet e duhura.

Një vajzë kërkon të bëj një pyetje: Të lutem mund të bëj një pyetje.

Eni Shehu përgjigjet me tone të larta: Joo. Të flas Kristi.

Kristi: Besoj që shoqëria mes femër-mashkull, është më komplekse. Kam probleme komunikimi, unë kam tërheqje, ajo nuk ka./tvklan.al