Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 55- vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës.

“Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit  me inicialet A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

/tvklan.al