Një familje në Britani vendosi të dilte nga kornizat sociale dhe të niste një jetë tërësisht nomade. Pas muajsh të tërë në karantinë, Kerry dhe Ben Lappier, të dy 39 vjeç vendosën të bënin nje ndrshim radikal. Ata braktisën punët, shitën shtëpinë e tyre, blenë një furgon të vogël që e përshtatën, morën tre vajzat e tyre që janë të mosha 3, 6 dhe 9 vjeçe për të udhëtuar vendin.

Sipas tyre, që kur morën këtë vendim, të gjithë janë më të lumtur. Vajzat marrin mësime, me toda e të cilave quhet “çedukim”. “Kjo formë është e ndryshme nga mësimi në shtëpi sepse është më i orientuar drejt fëmijës, ndjekjes së interesave të tyre dhe jo qëndrimit strikt të një kurrikule apo rikrijimit të një ore mësimore”, thotë mamaja. “Janë të lumtura, kanë zero stres dhe mund t’i shohim të zhvillojnë aftësitë e tyre natyrale”.

Babai i vajzave është një i vetëpunësuar që ka një biznes online për marrëdhëniet dhe Kerry e ndihmon me punën. Familja e sheh veten më të bashkuar se më parë pasi ndajnë vazhdimisht kohë me njëri-tjetrin, ndërsa vrapojnë pas aventurave dhe lirisë.

Pavarësisht sfidave për hapësirën e vogël, ata nuk e kanë aspak ndërmend t’i kthehen jetës së mëparshme. “Mund të mos jetë e përsosur për çdokënd, por është për ne. Vajzat e duan më shumë se sa e mendonim dhe ne po ashtu”, përfundon Kerry./tvklan.al