“U morën me gjyshen time të ndjerë”, Meri Murrizi reagon pas sulmeve që i bënë familjes



“U morën me gjyshen time të ndjerë”, Meri Murrizi reagon pas sulmeve që i bënë familjes

08:54 25/02/2021

Ditën e hënë ishte nata e fundit e spektaklit “Love Story” në Tv Klan, kur Saimiri zgjodhi Merin si vajzën me të cilën do vazhdojë një lidhje dashurie dhe jashtë emisionit. Meri është kthye në një nga vajzat më të komentuara të momentit dhe sigurisht ka marrë komente dhe kritika të shumta.

Së fundmi ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për komentet negative që i kanë bërë asaj dhe familjes. Ajo shprehet se deri më tani është treguar shumë e vërtetë dhe do vazhdojë të jetë e tillë.

 “Të dashur mbështetës dhe ndjekës të faqes sime! Ju falenderoj pamasë për fjalët e ngrohta dhe inkurajimin që më keni dhënë gjatë gjithë rrugëtimit tim në Love Story. Teksa momentet e bukura janë shfaqur në ekran, gjatë kësaj eksperience kam provuar edhe sulme dhe intriga nga më djallëzoret, qëllimi i të cilave ishin që une të tërhiqesha nga Love Story. Unë nuk u theva dhe falë jush ja dola, të shkoja deri në fund. Sa i përket zgjedhjes, ai ishte vendim i Saimirit! Dhe unë e dëshiroja! Jam e lumtur, që dola nga ky show me Saimirin në krah!

Ndihem më shumë se e bekuar! Por, edhe sot, ndërsa çdo gjë duket se është në vendin e vetë, përsëri sulmet nuk kanë ndalur ndaj meje… Pas shpifjeve për ngjyrën e lëkurës, sot u morën dhe me gjyshen time të ndjerë! Lërini njerëzit në paqe! Të gjithë ata që më njohin në Elbasan dine gjithçka për origjinën, traditën dhe familjen time të respektuar që kam! Gjithashtu janë munduar edhe të spekulojnë me shokët dhe miqtë e mi duke përdorur foto të marra nga profili im! Deri më tani jam treguar shumë e vërtetë dhe ashtu do jem gjithnjë! Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!”, shkruan Meri. /tvklan.al







Të ngjashme