Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ishte Hybe një vajzë nga Kavaja e cila është martuar që 14 vjeç me një djalë i cili jetonte në Itali. Ajo u martua me imponim nga vetë burri i saj dhe pas martese jeta e saj nuk ishte si më parë. Hybe ndihej e palumtur me një burrë që nuk ndjente për të, i cili e tradhëtonte me prostituta në Itali.

Ardit Gjebrea: Ti u ndave nga burri dhe më pas u lidhe me kushëririn e tij. Si u lidhe sepse për këtë të akuzoi ish-burri?

Hybe: Nuk nisi lidhja direkt. Unë Harunin nuk e lija sepse mami më thoshte nëse t’i e lë atë, unë do mbys veten, mos na turpëro. Unë e mendoja gjithmonë këtë gjë sepse nëse i ndodh ndonjë gjë nënës, nuk ka kuptim jeta. Por kur e mora vesh që shkonte me ato të rrugës, mu pështiros dhe vetja ime, nuk mund ta shikoja dot në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Kur vendose të ndaheshe?

Hybe: Pas një viti që vendosa t’ja falja. U ndava sepse unë isha bërë shumë e besdisshme që Haruni më kishte tradhëtuar mua dhe jo unë Harunin. Ky vazhdoi me xhelozitë dhe kaloi si në depresion. Më ruante gjithë kohës, ku po shkoj, çfarë po bëj edhe me shoqet nuk më linte me fol. Që kur mora vesh se më tradhëtonte, nuk flinim më bashkë. Vendosa të ndahem kur ai filloi të më dhunonte, të më ofendonte me fjalë, në sy të fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Pasi u ndave si erdhi ne jetë kushëriri?

Hybe: Të gjithë mendonin se kjo e la Harunin sepse është dashuruar me Gëzimin.

Ardit Gjebrea: Ti u lidhe me Gëzimin si për të vërtetuar fjalët e tyre që kjo është e lidhur me Gëzimin.

Hybe: Po.

Ardit Gjebrea: Si u lidhe ti me të?

Hybe: Më braktisën të gjithë dhe i vetmi që më qëndronte afër ishte ai.

Ardit Gjebrea: Pse u ndatë?                              

Hybe: Nga opinionin, ai ishte më i vogël se unë 9 vite, kam dy fëmijë, familja e Gëzimit nuk pranonte, familja ime jo e jo. Erdhi një moment dhe thashë stop, nuk mund të vazhdoj më.

Ardit Gjebrea: Ti e dashurove atë?

Hybe: Shumë, u mërzita shumë që u ndava por e lë dashurinë mënjanë për hir të familjes.

Ardit Gjebrea: Ishte vendimi yt apo i Gëzimit?

Hybe: Më shumë i imi. Qëndrova 3 vite e lidhur me të dhe kam 3 vite e gjysmë që nuk flas me prindërit e mi, që kur u ndava nga Haruni. /tvklan.al