Një mumie e shekullit XIII Para Erës Sonë është gjetur në Egjipt. Për herë të parë autoritetet vendase kanë vendosur që sarkofagun ta hapin në sytë e mediave ndërkombëtare. Në brendësi është gjetur një mumie e ruajtur në gjendje të mirë dhe pas analizimeve të para, arkeologët shpjegojnë se bëhet fjalë për një vajzë, e cila është ndarë nga jeta 3000 vjet më parë, në periudhën e mbretërimit të Dinastisë XIX.

Sarkofagu është gjetur në brendësi të një varri në Luxor, në brendësi të të cilit janë gjetur edhe mumie të tjera dhe dy sarkofagë. Vendi i nekropolit gjendet mes Luginës së Mbretërve dhe Luginës së Mbretëreshave, një zonë ku zakonisht preheshin funksionarët e lartë të faraonit. Një ndër dy sarkofagët e gjetur i përket pra një vajze që quhej Thuya. Gjithashtu janë gjetur edhe statuja të vogla funerale që mendohet se datojnë 4 mijë vjet.

Klan Plus