Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin ukrainas që u arrestua disa ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. Ai u paraqit në doganë me pasaportë false  me emrin Dimitrios Kantzelis dhe po udhëtonte drejt Greqisë.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mirela Ilijopulli vendosi të lërë në qeli shtetasin nga Ukraina.

Dyshohet se 28 vjeçari ka vrarë një vit më parë një person në kryeqytetin grek.  Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi dyshohet se është vrasës me pagesë dhe kishte hyre ilegalisht në Shqipëri./abcnews.al