S’thonë kot, dashuria vjen nga stomaku. I tillë ishte edhe rasti i një personazhi të rëndësishëm, i cili teksa vinte drejt Tiranës, rrugës ndaloi te Oda e Hasan Beut. E nga nevoja për të shkuar në tualet, një kulaç i tërhoqi vëmendjen. Prej aty doli i ngopur e i pirë. Kur mbërriti në destinacion, anuloi axhendën e asaj pasditeje. Historinë në fjalë e ndau në studio gazetari Blendi Fevziu, i cili në fakt ia tregoi pronarit të Odës së Hasan Beut, Devi Hasanbegës.
“Një person i rëndësishëm që vinte nga një vend fqinj drejt Tiranës ndaloi aty për të shkuar në banjë dhe mori dhe një kafe, për të thënë që… Pastaj kishte parë një kulaç dhe kishte thënë ma sill një. Një nga kamarierët kishte dalë që dinte dhe gjuhën e tij. Kur erdhi në Tiranë ishte rrumbulluar me raki komplet, e prishi anxhendën e asaj pasditeje, vetëm nga qejfi të ngrënit. I thashë e di se kam ndaluar dhe unë, po të ka zënë kulaçi, nuk ke zgjidhje tjetër”, tha Fevziu i cili nuk e zbuloi emrin e personazhit në fjalë./tvklan.al