Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi posedonte lëndë narkotike.

I arrestuari me iniciale K.Ll. udhëtonte me makinë kur u ndalua për kontroll nga uniformat blu.

Rezultoi se 30-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që poshtë sedijes së ju gjet një sasi kokaine e ndarë në disa doza.

30-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. /tvklan.al