Jerome Boateng është larguar nga skuadra e Bayern Munich që po përgatitej për finalen e Kupës së Botës për klube, pasi e dashura e tij është gjetur e vdekur në Gjermani. Trupi i pajetë i 25-vjeçares Kasia Lenhardt është gjetur të martën nga policia në apartamentin e saj në Berlin.

Kasia ka qenë në një lidhje romantike me mbrojtësin bavarez më shumë se një vit, por çifti u nda javën e kaluar.

Futbollisti e kishte konfirmuar ndarjen përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale duke konfirmuar se i kishte dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt.

Ngjarja e rëndë e ka detyruar 32-vjeçarin që të tërhiqet nga finalja e Kupës së Botës për klube, që zhvillohet ditën e enjte në Education City Stadium në Al Rayyan të Katarit. Hansi Flick ka konfirmuar se Jerome Boateng do të largohet në Munich para finales për arsye personale, shkruan në një njoftim të Bayernit.

Klan News