Procesi i numërimit në bashkinë Dibër u ndërpre mëngjesin e sotëm, si shkak i lodhjes së komisionerëve.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Neki Feta procesi i numërimit tashmë ka filluar.

Ndërkohë sa i takon rezultateve të deritanishme në këtë qark, duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste me 13165 ose 58,08 %, teksa Partia Demokratike ka marrë 8458 ose 37.31%.

Në rang bashkish rezultatet deri tani janë:

Mat

Janë numëruar 27 nga 47 kuti dhe rezultatet janë:

PD –  2763, ose 34%

PS  – 4790, ose 61%

Klos

Janë numëruar 11 nga 26 kuti gjithsej:

PD – 1173,ose 35%

PS  –  2045, ose 62%

Në këtë bashki komisinoerët kanë marrë pushim, dhe kthehen në orën 18:00.

Bulqizë

Janë numëruar 20 nga 49 kuti:

PD – 2005, ose 37%

PS – 2096, ose 56%

Edhe në këtë bashki procesi është ndalur, pasi kanë marrë pushim dhe fillojnë në orën 16:00.

Dibër

Procesi i numërimit ka rifilluar në orën 13:00. Janë numëruar 25 nga 100 kuti:

PD  –  2465, ose 43%

PS  –  3109, ose 54%

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al