Sophie, një artist 34-vjeçar nga Britania e Madhe, humbi tragjikisht jetën në Athinë. Sipas asaj që shkruan BBC, muzikanti dhe producenti i pop-it eksperimental, po jetonte kohët e fundit në Greqi. I nominuar për çmim Grammy, Sophie kishte punuar me emra si Madonna dhe Charli XCX.

Në një deklaratë, menaxheri i artistit nga Glasgow, tha se 34-vjeçari gjeti vdekjen në një incident fatal, rreth orës 04:00 të së shtunës në kryeqytetin grek. “Sophie ishte pioner i një tingulli të ri, një prej artistëve më me influencë në 10-vjeçarin e fundit”.

Por nga një deklaratë të dytë shtëpia muzikore Transgressive, tregoi edhe rrethanat e vdekjes.

“Ai ishte ngjitur në lartësi për të parë hënën e plotë dhe rrëshqiti. Sophie do të jetë gjithnjë me ne. Familja e tij falenderon të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkon që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment të vështirë”.

Madonna e kërkoi Sophie në 2015-n, për këngën “Bitch, I’m Madonna”, ndërsa Charli XCX bashkëpunoi për dy hitet, Vroom Vroom dhe After The Afterparty./tvklan.al