Aktorja e njohur turke Hazal Filiz Kuçukkose po i jep fund martesës së saj 3-vjeçare me kolegun Tuan Tunali.

“Hurriyet” raporton se çifti i aktorëve që u njohën në setin e xhirimeve të serialit “Ylli i Detit” në vitin 2009 po shkojnë drejt divorcit.  Ata kanë fshirë të gjithë fotot e përbashkëta në median sociale dhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve.

Fakti që aktori ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën “

Ajo që mbeti nga tradhtia

”, ka ngritur pyetje nëse “tradhtia” është shkaku i divorcit.

Gjatë një interviste për “ELLE’, Hazal Filiz Kuçukkose në vitin 2016 tha se surpriza më e madhe që i kishte bërë bashkëshorti ishte propozimi për martesë.

Me bashkëshortin jam njohur në setin e xhirimeve në vitin 2009. Një ditë më mori në telefon dhe më tha se ishte përmbytur shtëpia. Lashë setin e xhirimit dhe vrapova për në shtëpi. Kur hap derën pashë qirinj dhe një tortë të mrekullueshme. ‘Pranon?’, më pyeti. ‘Çfarë’ i thashë. Nxori unazën dhe më pyeti: “martohesh me mua?’. Duke qarë i thashë ‘po’.

Kuçukkose njihet në Shqipëri për rolin e Zejnepit në serialin “

Dashuri pa Fund

”./tvklan.al