U padit nga biznesmeni turk, flet Sinan Idrizi: Përse dështoi blerja e kompanisë

U padit nga biznesmeni turk, flet Sinan Idrizi: Përse dështoi blerja e kompanisë

23:20 21/05/2020

Biznesmeni Sinan Idrizi është paditur në Prokurorinë e Stambollit nga biznesmeni turk Adnan Polat, për mashtrim në vlerën e 3.5 milionë Dollarëve.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sinan Idrizi ka sqaruar këtë çështje, duke thënë se shuma 3.5 milionë Dollarë ishte depozituar në llogarinë e tij bankare si garanci për blerjen e një kompanie shqiptare.

“Ajo që keni lexuar pak më parë nuk ka lidhje me shtypin turk, nuk ka asnjë ngjarje të tillë. Ka një akuzë të drejtpërdrejt nga një artikull pa emër në shtypin turk duke ju referuar z.Polat për një marrëveshje në të cilën unë jam me status e garantuesit të kontratës. Kemi ardhur në Shqipëri për të investuar në hidrokarbure, për të investuar në energji të rinovueshme, për të investuar në turizëm. Me dëshirën e z. Polat kemi marrë si konsulent një kompani të njohur ndërkombëtare, e cila ka bërë audit e dy kompanive shqiptare. Pasi është bërë auditimi i kësaj kompanie në mënyrë të drejtpërdrejtë palët kanë rënë dakord të blejnë aksionet. Si hap të parë kemi depozituar me cilësinë e garantuesit të kontratës me konton time bankare garancinë e kaparit për blerjen e kontratës. Unë kam marrë rolin e garantorit të kontratës, por një kompani ndërkombëtare me zyrën e saj në Tiranë ka bërë auditin e brendshëm të kompanisë që do të blenim”.

Por, blerja e kompanisë shqiptare dështoi, sikurse thotë Sinan Idrizi, për shkak të problemeve financiare të biznesmenit turk Adnan Polat.

Blendi Fevziu: Pse kompania nuk u shit?

Sinan Idrizi: Për shkak të paaftësive financiare të z.Polat për të paguar pjesën e plotë të kontratës. Në momentin që bankat nuk e financojnë z.Polat për këtë apo për atë arsye, më kërkon në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë mund të bëjmë. Pra, pas kësaj ngjarje, e kam kontaktuar disa herë dhe i kam kërkuar të zgjidhë situatën. Nga njëra anë të marrë përsipër detyrimet e tij financiare ose t’i drejtohemi për të zgjidhur në formë të tjera.  

Mediat turke kanë raportuar sot se biznesmeni Polat, marrëveshjen me Sinan Idrizin e kishte nënshkruar pasi biznesmeni vlonjat i kishte garantuar blerjen e kompanisë GFI Albania sh.p.k. Sipas Polat, Idrizi kishte ndërhyrë madje edhe në majën e pushtetin qëndror në Shqipëri, që blerja e kompanisë të bëhej e mundur. Mediat turke referojnë padinë e Adnand Polat, sipas të cilës Idrizi kishte hyrë garant për realizimin e këtij biznesi, pasi kishte marrë edhe miratimin e Kryeministrit Rama. Por ai thotë se përveçse humbi paratë, biznesmeni turk nuk mori dot as kompaninë e premtuar dhe Polat thotë në një intervistë për Hurriyet se kjo i ndodh për herë të parë. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo