Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë ka qenë fatal për 60-vjeçarin Begzan Hysa i cili ka ndërruar jetë në spital.

I ndjeri ishte kalimtar në atë zonë së bashku me bashkëshorten e tij kur u përplasën nga makina me drejtuese 29-vjeçaren Elinta Garo. E plagosur mbeti dhe një qytetare, e cila po ashtu ishte kalimtare.

Policia e gjeti përgjegjëse 29-vjeçaren Elinta Garo për aksidentin me 3 të plagosur mbrëmjen e të hënës në Kryeqytet dhe e arrestoi atë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

E reja pasi humbi kontrollin e makinës përfundoi në trotuar duke aksidentuar kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht morën lëndime të lehta.

Shkak i aksidentit i cili u regjistrua pranë Kopshtit Botanik rreth orës 19, dyshohet të jetë bërë shpërqëndrimi i 29-vjeçares nga telefoni./tvklan.al