Një i ri humbi jetën këtë të mërkurë në Tiranë si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”.

Viktima është një 29-vjeçar me iniciale O.U. Ai udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtësen metalike anësore të rrugës.

29-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai ndërroi rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Tiranës thotë se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al