Një grua gjeti vdekjen këtë të martë në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Allias. Viktima është një këmbësore 67-vjeçare me iniciale Xh.Ll, e cila u përplas nga një automjet në timonin e së cilës ndodhej 28-vjeçarja me iniciale E.S.

Policia thotë se gruaja u dërgua fillimisht në spital dhe ndodhej në gjendje të qëndrueshme, por ndërroi jetë më vonë.

Në njoftimin për mediat thuhet se në vendin e ngjarjes një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes, pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.

Ndërkohë, autoritetet shoqëruan në komisariat shoferen./tvklan.al